Republika e Kosoves

Podujevë

U përurua ndriçimi publik në fshatin Surkish

2020/07/13 - 9:54

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, kanë bërë përurimin e rrjetit të ndriçimit publik në fshatin Surkish.

Nënkryetari Rudari me këtë rast ka uruar banorët e këtij fshati për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm në një gjatësi prej 4.1 km.

“Ky është një projekt i rëndësishëm për banorët e këtij fshati, i cili do të ndikojë në sigurinë e tyre. Ne do të vazhdojmë me ndriçimin publik edhe në lokalitete të tjera, ashtu siç kemi planifikuar që sivjet të shtrijmë ndriçimin publik në 43 km disa fshatra dhe rrugë të qytetit”, tha nënkryetari Rudari.