Republika e Kosoves

Podujevë

Isuf Latifi

I lindur më 25.09.1961

Vendbanimi: Dobratin

Pozita: Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa

Edukimi: Fakulteti Ekonomik

Karriera e punës:

Në periudhën 1992-1999 ishte inkasant në Këshillin për Financim të institucioneve paralele të Kosovës, si dhe kryetar i Nënkëshillit të vetëfinancimit për aktivet Bradash, Dobratin dhe Bajçinë.

Punëtor në arsim gjatë vitete ’90-ta, 2000-2001. I punësuar në Shoqatën Bamirëse Amerikane ‘VVAF’ 2001-2003, punëtor arsimi 2003-2006, i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Finnancave -Departamenti i Thesarit.

Në prill të viti 2006 drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ku në këtë pozitë qëndroi një vit për t’u kthyer prapë në MEF – thesar ku punoi deri në shkurt të virti 2010, kur u emërua sërish drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës.

Aktualisht drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Karriera politike: Anëtar i LDK-së -Dega në Podujevë prej themelimit, anëtar i kryesisë së aktivit në fshatin Dobratin, anëtar i kryesisë së nëndegës së LDK-së në fshatin Bajçinë, kryetar i komitetit të fshatit Dobratin gjatë viteve 2002 -2004. Aktualisht anëtar i kryesisë së LDK-së në Podujevë.