News

Hapen tri paralele të reja për edukim parafillor nëpër fshatrat e Prishtinës | 2017-08-16

Në vazhdën e punëve dhe detyrave të shumta në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim dhe krijimit të kushteve më të mira në nivelin e arsimit parauniversitar,  Drejtoria e Arsimit për vitin e ri shkollor 2017/18, do t’i rrisë kapacitetet për përfshirjen e fëmijëve në edukimin parafillor.
 

Njoftim për media - Hapja e parkut sportiv tek “1 Tetori” | 2017-08-10

Sonte, në ora 21:00, do të hapet parku sportiv afër palestrës “1 Tetori”, investim i ri ky i Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me DEMOS-in, në shërbim të komunitetit.
 
 

Faza e pestë e dezinsektimit | 2017-08-10

Duke filluar nga sot, 10.08.2017, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.
 
 
 

Lodrat e konfiskuara, dhuratë për fëmijët e “SOS” fshatit | 2017-08-09

Lodrat për fëmijë që janë konfiskuar kohëve të fundit nga Drejtoria e Inspekcionit, në kuadër të aksioneve për largimin e shitësve ilegalë, kanë qëndruar për një kohë në depot e Komunës.

 

Diskutime publike për hapjen edhe të dy çerdheve të reja | 2017-08-09

Komuna e Prishtinës vazhdon me hapjen e çerdheve me bazë në komunitet, model ky i cili ka dëshmuar të jetë i suksesshëm në edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve në pesë çerdhet e tilla të hapura deri tani.
 
 

Informatë - I ftuar në emisionin Mirëmëngjesi Kosovë Drejtori i Administratës Muhedin Nushi | 2017-08-07

Drejtori i Administratës Muhedin Nushi, sot prej orës 09:00 do të jetë pjesë e emisionit Mirëmëngjesi Kosovë në RTK.

 

Njoftim për media - Nesër inaugurohet parku i të martuarve | 2017-08-06

Nesër, në ora 10:00, bëhet inaugurimi i parkut të të martuarve, ku edhe do të mbillen drunjt e parë nga çiftet që kanë aplikuar deri tash.
 
 

Rregullohet ndriçimi në oborret e shkollave | 2017-08-06

Vazhdojnë investimet e Komunës së Prishtinës për ambient sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. Së fundmi, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e shkollave  “Faik Konica”, “Emin Duraku”, “Naim Frashëri”, “Dardania”, “Nexhmi Mustafa”, si dhe në çerdhen “Shtëpia Magjike” në Besi.
 
 

Nesër bëhet testimi i rradhës i sistemit të alarmimit | 2017-08-04

Nesër me 5 gusht 2017 (e Shtunë) në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet.

 

Sipas parashikimeve të motit, ditët në vijim pritet që temperaturat në qytetin tonë të jenë shumë të larta | 2017-08-02

Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen, sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.

 

Nënkryetari Dardan Sejdiu takoi përfaqësuesin e organizatës 4H, z.John-Paul Chaisson-Cardenas | 2017-08-02

4H është organizatë e edukimit rinor, me rreth 7 milion anetarë në SHBA dhe mbi 100 vjet përvojë në këtë fushë.

 

Komuna e Prishtinës hap konkurs për 50 banesa për programin e veçantë të banimit për kategoritë e dalura nga lufta | 2017-08-02

Komuna ka siguruar program të veçantë të banimit për familjet e dëshmorëve, të zhdukurve të UÇK-së, veteranët e UÇK-së, invalidët civil të luftës, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimat civile të luftës dhe familjarët e tyre që nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit dhe që janë me gjendje të rëndë ekonomike duke u dhënë në shfrytëzim banesa për të krijuar kushte të përshtatshme për banim normal.
 
 

Vazhdojnë investimet nëpër çerdhe | 2017-08-02

Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e punës në çerdhe, Komuna e Prishtinës së fundmi ka bërë gëlqerosjen e tyre, si dhe i ka furnizuar me inventarin e ri te domosdoshëm në vlerë prej 34,495 euro.

 

Po sanohen gropat në kryeqytet | 2017-07-31

Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave po punon me kapacitete të plota në sanimin e gropave nëpër kryeqytet.

 

U organizua pritja për nxënësit fitues në Olimpiadën Matematikore | 2017-07-28

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës,​sot, më 28 korrik​ ​organizo​i​  pritjen për nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që këtë vit  u organizua në Brazil.
 
 
Duke paraqitur rezultatet 1-15 (of 2517)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS