Drejtoria e Arsimit shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) për vitin shkollor 2017/2018 - 19 qershor 2017

Në bazë të nenit 5, shkronja b) të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 17, shkronja h) të Ligjit NR. 03/L-040 Për Vetëqeverisjen Lokale, në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 22/2013 për Numrin maksimal të nxënësve për klasë dhe raporti mësimdhënës nxënës, si dhe në pajtim me udhëzimet dhe/ose procedurat dhe standardet e përgjithshme të shpallura nga MASHT: Drejtoria e Arsimit shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2017/2018.

Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt
 
Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2017/18, mund të konkurrojnë vetëm nxënësit të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ultë në komunën e Prishtinës  (përjashtimisht në Gjimnazin e specializuar matematikor dhe në ato drejtime në shkollat profesionale të cilat janë mungesë në komunat  tjera), të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.
Nxënësit, të cilët e kanë mbaruar klasën e nëntë (IX) jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim.  
Kriteret e detajuara për secilin drejtim i gjeni të publikuara në shkollat përkatëse dhe në web faqen e Komunës së Prishtinës.
 
Dokumentet e nevojshme për konkurrim
    
Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale, duhet të paraqesin këto dokumente:
    - Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
    - Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
    - Certifikatën e lindjes.
 
Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve
 
Paraqitja e dokumenteve për  gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2017/2018, bëhet më datën  19, 20, 21, 22 dhe 23 qershor  2017 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8.00-16.00.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 28.06.2017.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 29.06.2017.

 
 Konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) për vitin shkollor 2017/2018

RSS