NJOFTIM PËR QYTETAR - Plani rregullues i hollësishëm për tërësinë urbane B të lagjes Prishtina e Re - Zona Lindje 2017-2025 - 15 qershor 2017

Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor nr. Ligji Nr. 04/L-174 dhe Udhëzimit Administrativ nr.05/2014 për zbatimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor për përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, nr. protokollit 1889/14, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:
 
Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datën 19.05.2017, votoj pro propozim - vendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projektplanit Rregullues të Hollesishem për tërësinë urbane " B " të lagjes " Prishtina e Re - Zona Lindje 2017-2025 "  dhe  njëkohësisht ka marr Vendim që ky Plan ti lihet në dispozicion publikut për shqyrtim dhe komente.
 
Ky Projekt - Plan do të prezentohet dhe pastaj të  ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës ,lagja “Arbëria”, Rr. “Ahmet Krasniqi” (objekti i ri i Komunës) në kohëzgjatje prej 30 ditësh duke filluar prej datës 23.06.2017, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00. Prezentimi I shkurter do te behet të premten  me dt. 23.06.2017   në ora 09:30.
 
Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-Plani e bën Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të  Qëndrueshëm të Komunës së Prishtinës, me ç’rast do të evidentohen përmbledhjet e propozimeve, vërejtjeve  dhe sugjerime me shkrim në projektdokumentin gjatë shqyrtimit publik, në mënyrë që të njëjtat të shqyrtohen  para miratimit përfundimtar të këtij Projekt-plani nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës. 
 

RSS