Nesër mbahet Mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prishtinës - 08 tetor 2017

Nesër, më 09 tetor, në ora 10:00, mbahet Mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
 
Me këtë rend dite:
 
1. Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme; 
2. Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa  dhe gjoba komunale;
3. Shqyrtimi i raportit financiar tremujor për periudhën janar – qershor 2017;
4. Propozimi për miratimin e Planit zhvillimor të arsimit në komunën e Prishtinës 2018-2022;
5. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”;
6. Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re – Zona Lindje”; 
7. Diskutim për Raportin vjetor të auditimit të pasqyrave financiare vjetore për vitin 2016;
8. Pyetje dhe përgjigje;
9. Të ndryshme.
 
Ju ftojmë t'a ndiqni!
 
 

RSS