Njoftim nga Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm - 11 janar 2018

Lajmërohen të gjithë  poseduesit e lejeve për AUTO-TAXI, se vazhdimi i lejes për ushtrimin e veprimtarisë do të bëhet nga data:  10.01.2018 - 29.01.2018.
 
Kërkesës për vazhdimin e  lejes së punës për AUTO – TAXI  duhet  t`i bashkëngjitni këto dokumente:
 
- Lejen e punës (origjinali);
- Librezën e automjetit;
- Certifikatën e kontrollit teknik;
- Taksimetri (nevojitet vetëm kur ka ndërrim të automjetit);
- Lejen e vozitjes (fotokopje);
- Letërnjoftimin (fotokopje);
- Ekstratin e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj) dëshminë se jeni banor i komunës së Prishtinës; 
- Dëshminë mbi të kaluarën jo kriminale; 
- Dëshminë se nuk jeni në marrëdhënie pune (lëshuar nga organi kompetent).
 
 
Dorëzimi i dokumenteve  bëhet në objektin e vjetër të Komunës,  sporteli nr. 1.             

Do të shqyrtohen vetëm kërkesat e kompletuara dhe të arritura në kohën e paraparë. 
 

RSS