Ofertë publike për dhënien në mbikqyerje të përkohshme të vend-gjuetive të përbashkëta - DREJTORIA E BUJQËSISȄ - 20 nëntor 2017

Bazuar në Ligjin  Nr. 02/L-53 për Gjuetinë, neni 37 paragrafi 37.4 dhe Udhëzimi Administrativ NR. 06/2009, neni 4, 5 dhe 6, Kuvendi Komunalë Prishtinë- Drejtoria e Bujqësisë shpall ofertë publike mbi dhënien në mbikëqyerje të vendgjuetive të përbashkëta që shtrihen në territorin e Prishtinës. 
 
                                                                 OFERTË PUBLIKE
Për dhënien në mbikqyerje të përkohëshme të vend-gjuetive të përbashkëta 
 
I. Vendgjuetia:  “Prishtina I” në sipërfaqe të përgjithshme prej 26349.02 hektar dhe sipërfaqe ku mund të zhvillohet gjuetia prej 18853.20 hektar; 
 
II. Vendgjuetia:  “Prishtina II” në sipërfaqe të përgjithshme prej 11384.21hektar dhe sipërfaqe ku mund të zhvillohet gjuetia prej 7243.52 hektar dhe 
 
III. Vendgjuetia:  “Prishtina III” në sipërfaqe të përgjithshme prej 12578.40hektar dhe sipërfaqe ku mund të zhvillohet gjuetia prej 12036.20 hektar 
 
KUSHTET E OFERTËS
1. Kushtet kryesore për dhënien në mbikqyerje të përkohëshme të vend-gjuetive të përbashkëta  janë:   
1.1. dëshmia e regjistrimit të veprimtarisë;
1.2. dëshmi mbi përvojën e punës në menaxhimin me kafshë të egra dhe gjueti (kjo vlen  për menaxhuesit e gjertanishëm me gjueti – shoqatat e gjuetisë) nga Federata e  Gjahtarëve të Kosovës, si dhe përshkrimin e rezultateve menaxhuese   nga vitet paraprake;
1.3. dëshmi mbi përvojën e punës në menaxhim dhe rezultatet e arritura në veprimtari të ngjashme - për subjektet tjera juridike dhe fizike si në: pylltari, bujqësi, veterinë, turizëm, ekologji;
1.4. dëshmi për shërbimin profesional që do të angazhohet në menaxhim, duke përfshirë numrin e të punësuarve - gjuetarë të kualifikuar, roje gjuetie, profesionistë të florës dhe faunës;
1.5. programin për synimet e menaxhimit dhe zhvillimit të vendgjuetisë – mbrojtja  dhe ruajtja, kultivimi dhe shtimi i kafshëve të egra; 
1.6. dëshmi nga gjykata se personi përgjegjës nuk është i dënuar ose i ndjekur për vepër penale;   
1.7. dëshmi që vërtetohet se nuk ka obligime financiare ndaj Agjencisë Tatimore të  Kosovës;
1.8. dëshmi për posedimin e mjaftueshëm të mjeteve financiare për ushtrimin e kësaj veprimtarie; 
1.9. Ne kushte të barabarta, subjektet që kanë më shumë përvojë në fushën e menagjimit me gjueti do të kenë përparërsi në përzgjedhje.
- Subjekt I ofertës është dhënia në mbikqyerje të përkohshme të vendgjuetive të lartëpërmenduar
-Subjektet përfituese do të jenë të obliguara dhe përgjegjëse për kultivimin  dhe mbrojtjen e faunës së egër , ndersa lejohet vetem  gjuetia  sanitare dhe shkencore.
 
Afati i aplikimit  nga data 20.11.2017 deri  më 28.11.2017. 
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.


 Ofertë publike

 
 
 

RSS