Sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor - 19 qershor 2017

Sot, më 19 qershor, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.
 
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
 
19.06.2017 - Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.
 
20.06.2017 - Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.
 
21.06.2017 - Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja NIC dhe Kazerma Adem Jashari.
 
22.06.2017 - Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.
 
23.06.2017 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.
 
24.06.2017 - Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh
 
Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve  për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
 
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
 
 

RSS