U hap panairi "Blej Shqip" - 27 nëntor 2017

Sot, nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës së Shqipërisë, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, u hap panairi "Blej Shqip" 2017 për nder të ditës së flamurit.
 
Ky panair tashmë tradicional në Komunën e Prishtinës mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.
 
Në këtë panair janë duke marrë pjesë 100 prodhues.
 
Panairi do të jetë i hapur deri më 29 nëntor.​

RSS