Unë / Ty Dashuri në Paketë - 29 nëntor 2017

Drejtoria Komunale e Arsimit e Prishtinës, në bashkëpunim me organizatën “MUTE Fondation” me rastin e festave të fundvitit ka organizuar aktivitete të ndryshme festive me fëmijët e Kryeqytetit. 
 
Për ta bërë festën më atraktive, kemi ndërmarrë aksionin me fëmijët e moshave 4 -11 vjeç të cilët do të përgatisin pako (dhurata) për fëmijët e tjerë. 
Të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës që duan të dhurojnë pako për femijët me nevoja të veçanta dhe jo vetëm, mund ta bëjnë duke i dorëzuar ato në shkollën më të afërt.
 
Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni faqën zyrtare të këtij projekti në facebook: Unë / Ty Dashuri në Paketë
 
T’ua bëjmë fëmijëve tanë më të veçantë këtë fundvit, të japësh ËSHTË të marrësh.

RSS