Republika e Kosoves

Prishtinë

Kino Armata / Koncert / Shpat Deda Band – Heart to Heart – 14 Shkurt

2019/02/08 - 9:46

Kino ARMATA
14 shkurt 2019
20:00h
Hyrja: FALAS

Komuna e Prishtinës dhe Kino ARMATA kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në një koncert live nga Shpat Deda dhe bendi i tij me 14 shkurt për ta shënuar festën e dashurisë duke i kënduar asaj.

Koncerti mbahet në Kino ARMATA në Prishtinë dhe fillon në orën 20:00, ndërsa hyrja në këtë koncert është e lirë, mundësuar nga Komuna e Prishtinës.

Ky koncert autorial karakterizohet nga këngët e dy albumeve të Shpatit, performuar në formë shumë të afërt dhe intime nën shoqërimin e disa prej muzikantëve më të shquar të skenës Kosovare.

Krahas Shpatit, në këtë koncert do të performojnë Armend Xhaferi në kitarë elektrike, Nesim Maxhuni në tupana, Ilir Bajri në tastierë dhe Fatlind Ferati në bas kitarë.

Ulëset janë të limituara dhe u takojnë atyre që vijnë të parët. Ju mirëpresim me 14 shkurt për një koncert tejet të veçantë, dhuruar prej zemrës në zemër ❤