Republika e Kosoves

Prishtinë

Të premtën, Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë organizojnë koncert me grupin Camera nga Berlini në Kino Armata

2019/03/21 - 9:42

Të premtën, me 22 mars 2019, duke filluar në ora 21 do të performoj grupi Camera nga Berlini në Kino Armata.

Koncerti përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

/ Për GRAVITAS /
Gravitas (lat. Graviteti), në kontekst shkencor, është fenomeni natyror ku të gjitha gjërat me masë ose energji i afrohen njëra tjetrës; në shoqëri, kjo fjalë përshkruan dikë ose diçka që ka peshë dhe rëndësi. Gjatë GRAVITAS, ARMATA shndërrohet në qendër të toneve dhe harmonive, zhurma unifikohet dhe bëhet dimenzionale, duke krijuar platformë me rëndësi për dialog kulturor.

ARMATA prezenton CAMERA, njërin prej bendeve më të rëndësishme që vijnë në kohë të fundit nga Berlin, Gjermani.

Filluan në vitin 2012 si të ashtuquajturit “Krautrock Guerrilla”, gjashtë vite më vonë CAMERA dalin me albumin e katërt. Shpesh të krahasuar me NEU! dhe La Düsseldorf është koha që CAMERA të dal nga tradita e krautrock dhe të pranojë se janë duke bërë diçka unike. Moto: “Nuk është përsëritje, është disciplinë”.

YOUTUBE:
https://youtu.be/2LdHbZkoD6Q – Tjamahal
https://youtu.be/dhOJOYYnS88 – Synchron
https://youtu.be/0KxGq2jw_eU – Ausland
https://youtu.be/1fuFPC-Atpg – Toilettes Amplifiées
https://youtu.be/adv8oV6C16g – Somewhere in Berlin

 

Eventi në facebook