Republika e Kosoves

Prishtinë

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

 

Drejtoria e Kadastrit

Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ për tokën dhe pronën

Ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera për subjekte të interesuar;
Përmirëson  transferimin e tokës, menaxhimin e tokës shtetërore dhe efikasitetin në tatimin e tokave;
Planifikon rrjetin me pika të reja kontrolluese dhe themelon pika të reja kontrolluese;
Digjitalizon  pikat poligonale dhe trigonometrike, vektorizimin e planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
Azhurnon pjesën grafike, në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe i transformon me parametrat e dhëna për transformim;
Ofron shërbime rreth mirëmbajtjes dhe klasifikimit të kulturave të tokës;
Ofron shërbime për ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastet  e shpronësimeve;
 Kryen  punë profesionale, në fushën e gjeodezisë (ndryshimet e bëra gjatë matjeve-bartjes së tyre në programin e gjeodezisë);
Ofron shërbime për shënimet e digjitalizuara (dhënien e koordinatave në terren);
Kontrollon rrjetet dhe matjet gjeodezike;
Incizon sipërfaqet e ndërtesave dhe pjesëve të tyre, objektet nëntokësore dhe mbitokësore dhe  i përpunon  skicat;;
Regjistron  pronën e paluajtshme dhe tokën komunale;
Zhvillon  procedurën e regjistrimit, në përputhje me ligjet, sipas detyrës zyrtare dhe kërkesave të palëve;
Korrigjon regjistrin (RDPP) sipas procedurave dhe dispozitave ligjore në fuqi;
Azhurnon e regjistrin e pronën, në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor si dhe regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
Zbaton procedurat rreth transaksioneve të pronës publike në RDPP;
Shqyrton dhe zhvillon procedurat administrative për rikthimin e paluajtshmërisë ish-pronarit, evidenton dhe shlyen masat e përkohshme sipas aktvendimit të gjykatës kompetente;
Udhëheq me kadastrën etazhore  të banesave, ndërtesave, si dhe ngastrat kadastrale në të cilat janë të ndërtuara banesat;
Regjistron dhe çregjistron hipotekat;
Merr vendime mbi regjistrimin e servituteve, barrën tatimore, ngastrat e tatimit në pronë dhe shënimet lidhur me dorëzanitë;
Lëshon  certifikata për patundshmëri, sipas kërkesave;
Mirëmban, korrigjon dhe harmonizon  evidencat e vendbanimeve, fshatrave, shesheve, rrugëve dhe numrat e objekteve dhe ndërtesave;
Nxjerr vendime për miratim ose refuzim të kërkesave;
Nxjerr konkluzione për plotësimin e kërkesave të pakompletuara;
Përmirësimi i transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në tatimin e tokave;
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kadastrit, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kadastrit;
2. Sektori i Gjeodezisë.