Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prishtinë

Komitetet

 

 

Kuvendi i Komunës formon 2 komitetet të përhershme:

a) Komitetin për Politikë dhe Financa

b) Komitetin për Komunitete.

Kuvendi i Komunës formon edhe komitete të tjera, sipas nevojës.

Me rastin e emërimit të anëtarëve të komiteteve, duke përfshirë komitetet e përhershme, Kuvendi i Komunës duhet të bëjë përpjekje që të sigurojë një baraspeshë gjinore në të gjitha komitetet.

Komitetet tjera mund të kooptojnë në radhët e tyre individë që nuk janë anëtarë të Kuvendit të Komunës, por shumica e anëtarëve të komiteteve duhet të jenë gjithnjë anëtarë të Kuvendit të Komunës.

Përbërja e komiteteve duhet të pasqyrojë në mënyrë sa më të përafërt proporcionin e vendeve, që i mbajnë partitë politike dhe koalicionet në Kuvendin e Komunës.

Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i secilit komitet zgjidhet nga anëtarët e komitetit.

Kompetencat dhe aktivitetet e komiteteve tjera përcaktohen me Rregulloren për përbërjen dhe kompetencën e komiteteve.

Në mbledhjen e tyre të parë të çdo viti, komitetet duhet t’i caktojnë datat kur do të mbahen takimet e tyre të rregullta gjatë vitit. Datat mund të ndryshojnë varësisht nga ndonjë vendim tjetër. Mbledhjet plotësuese mund të thirren në çdo kohë.

 

Vendim për themelimin e komiteteve të tjera të kuvendit të komunës së Prishtinës