Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prishtinë

                                                                 Historiku

Qendra Kulturore e Fëmijëve (QKF) të Prishtinës u themelua më 19 nëntor të vitit 1961,  me vendimin e Kuvendit komunal të atëhershëm, si qendra e pionierëve “Mosha Piade”, me qëllim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve të Prishtinës për ngritjen fillestare të fëmijëve në fushën e kulturës, edukimit, sportit dhe rekreacionit. Që nga themelimi ishin mesatarisht mbi 150 deri në 200  fëmijë të cilët angazhoheshin në aktivitetet e qendrës.

Vizioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve është të krijoj eksperienca të larmishme artistike për të kultivuar dashamirësi ndaj artit, të ndihmoje fëmijët e grup-moshave të reja që artin, muzikën dhe vallen, ta bëjnë pjesë të jetës së tyre.

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës veprimtarinë e saj e realizon në objektin e “Pallatit të Rinisë” nëpërmjet njësive organizative nga sektorë të ndryshëm të muzikës, grupit letrar, grupit të vallëzimit dhe klubit të ambasadorëve të vegjël. Në kuadër të kësaj qendre bëhet pranimi dhe angazhimi i fëmijëve të grup moshave nga 6 deri 16 vjeç në bazë të vullnetit, aftësive dhe talentit. Në vitin 2016 janë gjithsej 200 fëmijë të angazhuar në sektorë të ndryshme.

Fëmijët me aktivitetet e tyre, nga sektorët e ndryshme, shpesh janë pjesëmarrës edhe në manifestime brenda dhe jashtë shtetit, si festivale dhe gara të ndryshme. Pjesëmarrjet e tilla gjithmonë kanë rezultuar më shpërblime, diploma dhe  mirënjohje të ndryshme. Rezultatet me të cilat dallohet dhe veçohet Qendra Kulturore e Fëmijëve janë personalitetet e shumta në jetën publike dhe artistike të cilët dikur ishin pjesë e QKF-së në sektorë të ndryshme.

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës përveç tjerash organizon festivalin ndërkombëtar të këngëve dhe valleve “Ylberi i Prishtinës”,  i cili tashmë ka fituar epitetin e një festivali tradicional dhe ndërkombëtar. Ky festival, mbahet në shtator të çdo viti dhe zgjatë 4 ditë, gjatë së cilës kohë bashkë fëmijët e shteteve fqinje së bashku me fëmijët e tanë, me ngjyrat dhe vallet e tyre, i japin një laramani të mrekullueshme, vlerave dhe kulturave të shteteve pjesëmarrëse në kryeqytet.

 

  Statuti i Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës