Republika e Kosoves

Prishtinë

Sport

POLITIKAT PROGRAMORE SPORTIVE TË SEKTORIT

 

Politikat programore në Komunën e Prishtinës orientohen në plotësimin e detyrave programore dhe realizimin e projekteve konkrete të cilat do të realizohen duke u bazuar në buxhetin e Komunës dhe  të donatorëve.

Ne jemi te përkushtuar qe te përgatitemi dhe te fokusohemi ne disa segmente te domosdoshme:

 

  • Masovizimi i sportit ndër të rinjë
  • Ngritjen dhe rinovimin e  infrastrukturës sportive.
  • Bashkëpunim me Drejtoritë komunale dhe drejtoratet tjera të cilat merren me punën e të rinjve dhe të rejave për masivizimin e sportit dhe ngritjes kualitative të sportistëve
  • Përkrahje të qëndrueshme financiare për sportistët kulmor dhe klubet kualitative , të cilat mund të arrijnë rezultate të mira sportive.
  • Avancimin e organizimit në klubet sportive të femrave të cilat veprojnë në rrafshin sportive kosovar ( masovizimi i sportit ndër femra)
  • Bashkëpunimi me Organizata të ndryshme sportive vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme sportive që kanë të bëjnë me ngritjen dhe avancimin e trajnerëve të cilët punojnë me grup mosha të ndryshme.
  • Integrimin e minoriteteve ne aktivitete dhe në gara të rregullta kosovare
  • Kultivimin dhe avansimin  i kualiteteve menaxhuese , në mënyrë që  me anë të animimit të donatorëve të gjenden mjete plotësuese financiare për funksionimin profesional dhe amator të Klubeve sportive.
  • Përkrahje të vazhdueshme për Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike me qëllim të zhvillimit të Ligës shkollore në nivel lokal dhe rajonal.
  • Partneritet me të gjitha organizatat sportive për implementimin e politikave zhvillimore afat shkurte dhe afat gjate.
  • Punë e vazhdueshme edukative me tifozerinë e cila është pjesë përbërëse e sportit me qëllim të evitimit të dhunës dhe me qëllim të kultivimit të vlerave fisnike të sportit.

 

 

PRIORITETET E SEKTORIT

 

 

  • Aktivitete të ndryshme sportive për nder të 11 qershorit – Dita e Prishtinës
  • Aktivitete të ndryshme sportive për nder të 28 Nëntorin –Dita e Flamurit
  • Turneu memorial i shahut “Mesut Gashi”
  • Turneu memorial i shahut “Hyzri Talla”
  • Shpërblimi i laureateve sportiv të Komunës së Prishtinës
  • Organizimi i garave shkollore vjetore në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit të Komunës së Prishtinës.
  • Mbështetja e organizatave të ndryshme sportive edukative për realizimin e aktiviteteve të ndryshme për persona me nevoja të veçanta.
  • Infrastruktura sportive – ngritja e kapaciteteve infrastrukturore sportive për komunitetin në Komunën e Prishtinës.

 

 

 

  FOTO TË NDRYSHME TË AKTIVITETEVE SPORTIVE TË ORGANIZUARA NGA DREJTORIA E KULTURËS-SEKTORI PËR RINI DHE SPORT NË BASHKËPUNIM ME KLUBE DHE SHOQATA SPORTIVE

______________________________________________________________________________________________________________________________________

Klubet Publike Sportive
Sporti në kryeqytet  promovohet përmes klubeve sportive të cilat realizojnë aktiviteteve të ndryshme sportive, gjithashtu edhe përmes sportistëve të cilët tregojnë rezultate kulmore në vend dhe jasht vendit.
Komuna e Prishtinës shënon rreth  105 klube publike aktive të regjistruara (deri në vitin 2016), të cilat në vartësi  të buxhetit, perfromancës së tyre, pjesëmarrjeve në gara, sukseseve  tjera edhe financohen nga drejtoria jonë.  Në kuadër të drejtorisë kemi klube aktive të cilat tregojnë rezultate te mëdha në vend, dhe jashtë tij.
Veprimtarinë sportive që e zhvillojnë këto klube janë të ndryshme duke filluar nga: futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, noti, atletika, shahu, boksi, kickboksi, pingpongu, tenisi, ski, bjeshkatari dhe alpinizem, shenjëtari dhe shigjetari, karate, taekwondo, xhudo, mundje, çiklizëm, aeronautik, peshëngritje, automobilizëm, bodybilding, gjimnastikë etj. 

   LISTA E KLUBEVE PUBLIKE SPORTIVE

______________________________________________________________________________________________________________________________________

Investimet kapitale