Republika e Kosoves

Prishtinë

15 Tetori, Dita e Shkopit të Bardhë

2020/10/15 - 4:34

15 Tetori shënon Ditën e Shkopit të Bardhë dhe për qëllim ka vetëdijësimin për vështirësitë me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me shikim të dobët.
Infrastruktura joadekuate është edhe një sfidë më tepër në përditshmërinë e këtij komuniteti.
Ne në vazhdimësi angazhohemi për identifikimin, adaptimin dhe tejkalimin e të gjitha barrierave, por edhe zbatimin e politikave që ndihmojnë gjithëpërfshirjen e këtij komuniteti në shoqërine tonë.
Falënderojmë Shoqatat dhe të gjithë pjesëtarët e këtij komuniteti për punën dhe bashkëpunimin e mrekullueshëm që e kemi për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë personave të verbër dhe ata me shikim të dobësuar.