Republika e Kosoves

Prishtinë

7500 qytetarë të lagjes Kalabria kyçen në rrjetin e ngrohjes qendrore

2019/12/30 - 6:25

23 ndërtesa gjegjësisht 1500 njësi banesore të lagjes Kalabria janë kyçur në rrjetin e ngrohjes qendrore, si pjesë e zgjërimit të planifikuar të kogjenerimit.

Sot Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të ndërmarrjes Termokos, Arsim Fetahu vizituam nënstacionet që i shërbejnë lagjes Kalabria.

Edhe shumë lagje të tjera do të jenë pjesë e këtij zgjërimi duke ofruar fillimisht ngrohje cilësore por edhe duke ndikuar ne uljen e ndotjes së ambientit, posaçërisht gjatë muajve të dimrit.