Republika e Kosoves

Prishtinë

Bllokut të vjetër do t’i shtohet fusha e vogël e sportit

2018/08/03 - 3:15

Kryetari Shpend Ahmeti prezantoi sot projektin e bërë nga Zyra për Regjenerim Urban, për ndërtimin e një fushe te vogël të sportit tek blloku i vjetër i banesave në Prishtinë. Kjo ka qenë një nga kërkesat e qytetarëve të kësaj lagjeje.

Projekte të tilla që rigjenerojnë hapësirën publike, do të realizohen në pjesë të ndryshme të qytetit, ashtu që ato hapësira të shfrytëzohen sa më shumë nga qytetarët.