Republika e Kosoves

Prishtinë

Dhurata për fëmijët e zonave rurale të Prishtinës

2021/01/18 - 6:35

Nxënësit e klasave të para të shkollave fillore të zonave rurale në Komunën e Prishtinës, ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë e filluan duke pranuar dhurata si simbolikë për p​ozitivitet në këtë fillimvit të 2021.
Ky aktivitet u bë nëpërmjet fushatës #DHURO, të inicuar nga Komuna e Prishtinës, Fondacionit Jahjaga, OJQ “Nëna dhë Fëmijë të lumtur” dhe Qendra Kulturore & Filozofike “Akripoli i Ri” dhe u mundësua nga Humanity First, për të cilët jemi falenderues.​