Republika e Kosoves

Prishtinë

Dhurohen 64 pajisje teknologjike për familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Prishtinës

2021/03/31 - 11:16

Si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes financiare nëpërmjet subvencioneve nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale për organizatën joqeveritare Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe plotësimin e nevojave për familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Prishtinës është bërë dhurimi e 64 pajisje teknologjike, në mënyrë që nxësësit nga këto komunitete të kënë mundësinë për vijim e mësimit online.