Republika e Kosoves

Prishtinë

Drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri priti ne takim Drejtorin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi

2020/07/28 - 1:20

Temë bosht e diskutimit ishte bashkëpunimi në ngritjen e vetëdijes së bizneseve lidhur me zbatimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Gjithashtu, përgjatë këtij takimi, u qartësuan edhe keqinterpretimet potenciale të vendimeve qeveritare lidhur me operimin e bizneseve të caktuara në orët e vonshme të mbrëmjes.