Republika e Kosoves

Prishtinë

Drejtoria për Mirëqenie Sociale dorëzon pajisje për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë në të gjitha institucionet shkollore dhe parashkollore

2020/10/14 - 9:11

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në kuadër të platformës Prishtina e Secilit, gjatë ditës së sotme dorëzoi pajisje për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë në të gjitha institucionet shkollore dhe parashkollore.

Këtu përfshihen:
• 5,000 dezinfektues të xhepit për nxënësit e shkollave të Komunës së Prishtinës,
• 200l dezinfektues për stafin shkollor dhe
• 70 termometra digjital.

Një pjesë e tyre do të dedikohen edhe për Kuzhinën Popullore.

Ditët në vijim do të pranojmë edhe një kontigjent prej 46,000 maskash.

Falenderojmë LDS Charity për mbështetjen e vazhdueshme.