Republika e Kosoves

Prishtinë

Ekipet e Hortikulturës në koordinim me Drejtorinë e Parqeve janë në terren duke sanuar dëmet nga reshjet e mbrëmshme

2021/07/19 - 1:58

Të dashur qytetarë,
Ekipet e Hortikulturës në koordinim me Drejtorinë e Parqeve që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren duke sanuar dëmet nga reshjet e mbrëmshme.
Ashtu siç kemi njoftuar, ekipet emergjente të Komunës në koordinim me drejtoritë përkatëse dhe kompanitë publike janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sanimin e dëmeve dhe për të ju dalë në mbështetje qytetarëve.
Ne do të ju njoftojmë me kohë rreth dëmeve dhe intervenimeve të kryera, sapo të pranojmë raportet finale nga terreni.