Republika e Kosoves

Prishtinë

Ekipet e Inspekcionit në terren për mbikqyrjen e qytetarëve për mbajtjen e maskave

2020/07/13 - 12:09

Përhapja e shpejtë dhe numri i rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe shqetësuese!

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave.

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!