Republika e Kosoves

Prishtinë

Faza e parë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

2024/06/26 - 10:27

Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30.

Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë.