2024/11/20 - 2:36
Sot kanë nisur punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë, një projekt që synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një zonë më të sigurt dhe funksionale për qytetarët.
Në përurimin e punimeve ishin të pranishëm Kryetari i Prishtinës dhe Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti për qytetarët.
Ky investim përfshin përdorimin e materialeve prej guri, shtimin e drunjve dhe krijimin e një mjedisi të integruar që lidhet me pjesën e sipërme të qytetit. Me një dizajn modern dhe ekologjik, rruga “Rexhep Luci” pritet të bëhet një model i transformimit urban në kryeqytet.”
Punimet pritet të përfundojnë brenda 120 dite.