Republika e Kosoves

Prishtinë

Fillon furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje

2021/10/11 - 8:20

E ndezëm ngrohtoren e qytetit, pak më herët se zakonisht.
Kërkesat e shumta të qytetarëve për shkak të temperaturave të ulëta u dëgjuan, andaj po hymë me ngrohtësi në këtë sezonë dimri.
Rikujtoj se 90 mijë qytetarë janë kyçur tashmë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores. Derisa kemi hapësirë që me projektin e ko-gjenerimit t’i lidhim edhe 30 mijë të tjerë, gati është edhe projekti i dyfishimit të ko-gjenerimit për të dyfishuar kapacitetet
Për të tjerët kemi hartuar projektin e ngrohjes qendrore me panele solare. Tashmë është kryer studimi i fizbilitetit dhe përmes një granti dhe kredie përmes Qeverisë Gjermane, KFW-së dhe Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, ne do të ndërtojmë plantazhin e dytë kisha me thanë të paneleve solare në Evropë për nga madhësia, pas Danimarkës, meqë rast do të ofrojmë ngrohje qendrore për të gjitha lagjet që kanë banim individual.
Prishtina nuk kthehet mbrapa!