Republika e Kosoves

Prishtinë

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN “BLEJ SHQIP” 2019

2019/11/18 - 10:10

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon panairin tradicional “Blej Shqip” 2019 për nder të ditës së flamurit. Ky panair tashmë tradicional në Komunën e Prishtinës mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar për të qenë pjesë e panairit ju lutem të kontaktoni në komunën e Prishtinës duke e dërguar një e-mail: panairiblejshqip@gmail.com, dhe të shkruani emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit, specifikuar llojin e biznesit dhe produktet me të cilat dëshironi të merrni pjesë.

Afati për aplikim është prej: 18.11.2019-25.11.2019

 

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN “BLEJ SHQIP” 2019