Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prishtinë

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN “BLEJ SHQIP” 2022

2022/11/23 - 11:57

Kryeqyteti  në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, institucion publik, nën linjën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Tiranë, organizon panairin tradicional “Blej Shqip” 2022 për nder të ditës së flamurit.

Ky panair tashmë tradicional në Kryeqytet  mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dheka për synim promovimin e  produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në vijim gjendet informacioni mbi detajet e këtij aktiviteti:

Vendi ku do të mbahet panairi:   Prishtinë,

Sheshi;   “Skënderbeu”   dhe    Sheshi “Nëna Terezë”

 

Kohëzgjatja e panairit:  3 ditë

Datat:      27, 28 dhe 29 nëntor 2022

Koha:       10:00 – 24:00

 

Pjesëmarrja është pa pagesë

 

 FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN “BLEJ SHQIP” 2022