Republika e Kosoves

Prishtinë

Hapet çerdhja e rindërtuar “Yllkat”

2020/02/05 - 3:31

Investimi i duhur në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, siguron që të kemi fëmijë të lumtur dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen!

Sot e hapëm çerdhen e rindërtuar “Yllkat” me kapacitet për 260 fëmijë, me një hapësirë prej 2000 m2 e ndërtuar me kushte e standarde evropiane, duke e bërë çerdhen më të madhe publike në Kosovë.

Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.

Kjo është çerdhja e 16-të në Kryeqytet dhe shumë shpejt do të hapim edhe çerdhen “Cicërimat” në lagjen Kalabria duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.

Qëllimi ynë kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nanat vetëushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.

Një falenderim i veçantë për Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e cila e financoi ndërtimin e kësaj çerdheje.

#Bashkë krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës.