Republika e Kosoves

Prishtinë

Institucionet përgjegjëse në Komunën e Prishtinës nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për themelimin e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje

2019/04/15 - 2:16

Dhuna në familje është një dukuri sa e shëmtuar , aq edhe e përhapur, në shoqërinë tonë!

Me qëllim të luftimit të kësaj dukurie, me përkrahje nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), institucionet përgjegjëse në Komunën e Prishtinës nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për themelimin e Mekanizmit Koordinuese Kundër Dhunës në Familje.

Mekanizmi Koordinues do të ndohmojë në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe ri-integrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për të gjitha viktimat e dhunës në familje.

#STOP dhunës në familje