Republika e Kosoves

Prishtinë

Ka filluar shënimi i javës së diabetit në Prishtinë

2024/11/14 - 5:47

Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit sot ka shënuar fillimin e Javës së Diabetit me një sërë aktivitetesh për informimin e qytetarëve dhe ofrimin falas të shërbimeve për të gjithë qytetarët. Simbolikisht, kjo fushatë nisi në Sheshin Zahir Pajaziti, ku u vendos karvani shëndetësor për ofrimin e shërbimeve për diabetikët, i cili do të jetë në dispozicion deri të dielën.

Karvani shëndetësor do të vendoset edhe në Albi Mall dhe në Villa Germia.

Për pacientët me diabet, çdo ditë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) do të mbahen ligjërata të veçanta nga endokrinologët tanë, ku do të ofrohen këshilla dhe informacione të rëndësishme mbi trajtimin dhe menaxhimin e diabetit.

Drejtoria e Shëndetësisë ka ftuar të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë për t’u informuar dhe për të marrë shërbime falas, duke kontribuar kështu në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të komunitetit.