Republika e Kosoves

Prishtinë

Komuna e Prishtinës shpërndan drunjë për familjet me asistencë sociale

2018/12/18 - 12:40

Drurët të cilët janë grumbulluar nga pastrimi i Gërmisë, po shpërndahen nga sot nëpër familjet në nevojë.

Mbi 250 metër kub dru, do të shpërndahen tek 86 familjet me kushte të rënda sociale, familje këto që e kanë të pamundur të sigurojnë vetë lëndë djegëse për ngrohje.