Republika e Kosoves

Prishtinë

Komuna e Prishtinës vazhdon me publikimin e kontratave në funksion të transparencës së plotë

2018/08/08 - 3:10

Nga sot Komuna e Prishtinës ju siguron të gjithë qytetarëve të dhëna të hapura sa i përket kontratave që lidh ky institucion me të gjithë operatorët ekonomik. Deri më tani, Komuna e Prishtinës i ka publikuar të gjitha:
– Planet e prokurimit
– Raportet e kontratave të nënshkruara sipas viteve
– Njoftimet për kontrata
– Njoftimet për dhënie të kontratës
– Njoftimet për konkurs të projektimit
– Njoftimet për anulim
– Njoftimet për informata shtesë
– Anulimet e dhënies së kontratës dhe
– Njoftimet për nënshkrimin e kontratës.

Ofrimi i shërbimeve efikase dhe llogaridhënja ndaj qytetarëve janë zotime të kësaj qeverisje, andaj vazhdimi i publikimit të kontratave është një hap më shumë drejt transparencës së skajshme në Komunën e Prishtinës.

Linku i kontratave të nënshkruara: KONTRATAT