Republika e Kosoves

Prishtinë

Konkurs për pranimin e fëmijëve në çerdhe publike

2018/06/05 - 8:47

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se nga sot, 5 qershor e deri më datën 19 qershor, do të jetë i hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike. Konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në ora 15:00.

Shpallja e rezultateve bëhet më datë 5 korrik 2018, në institucionet parashkollor përkatës, si dhe në web-faqen e Komunës së Prishtinës.

Regjistrimi i fëmijëve në Institucionet Parashkollore bëhet bazuar në Kriteret e Regjistrimit të përcaktuara nga Drejtoria Komunal e Arsimit (DKA), sipas vendimit 03 nr. 170, dt. 15.06.2015.

 

  Konkurs për pranimin e fëmijëve në çerdhe publike

 

 Vendimi për kriteret e pranimit të fëmijëve në institucionet parashkollore publike