Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari i Komunës se Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett

2018/12/13 - 9:21

Në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falënderoi ambasadorin për ndihmën e SHBA-ve për komunën tonë përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkpunimit edhe në fusha tjera.

Ambasadori Kosnett dhe kryetari Ahmeti diskutuan edhe për situaten politike në vend.