Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari i Kryeqytetit, Shpend Ahmeti priti sot në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Ministrin në detyrë Arben Vitia

2020/05/28 - 1:18

Kryetari i Kryeqytetit Shpend Ahmeti bashkë me drejtorët Adonis Tahiri dhe Bujar Gashi priti sot në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Ministrin në detyrë Arben Vitia.

Temë bosht e këtij takimi menaxhimi i situatës rreth pandemisë, me theks të veçantë në gjendjen shëndetësore dhe ekonomike.

Ahmeti dhe Kurti u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm ashtu që pasojat e pandemisë të jenë sa më të vogla.