Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Rama takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrullah Çeku

2021/12/29 - 5:53

Kryetari Rama zhvillon takim shumë përmbajtësor me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrullah Çeku, me të cilin diskutuan për një varg çështjesh që janë prioritet i qeverisjes komunale.

Ministrit Çeku ju kërkua bashkëpunim për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Nga ana e tij, ministri Çeku shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona.

Ndër të tjera, u bisedua për përgatitjet tona të përbashkëta për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta, që vitin tjetër vjen në Prishtinë.