Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti dhe Ministri në detyrë për Infrastrukturë dhe Ambient Lumir Abdixhiku nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për investime në infrastrukturën e Kryeqytetit për vitet 2020-2021

2020/05/22 - 2:36

Punimet në rregullimin e hyrjes në Prishtinë nga Veterniku kanë filluar dhe tash do të vazhdohet me revitalizimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e dy mbikalimeve për këmbësorë në atë pjesë.

Për hartimin e projektit do të bashkëpunohet me Shoqatën e Arkitektëve të Kosovës dhe thirrja do të jetë publike, në mënyrë që të kemi një projekt sa më të veçantë për Prishtinën.

U diskutuan edhe projektet e përbashkëta për Rrugën A, Kolektorët dhe zgjidhjen e shumëpritur për lidhje të rrethit të Fushë Kosovës me Lagjen Arbëri.