2021/10/12 - 8:51
Sot, kryetari Shpend Ahmeti mori pjesë në prezantimin e vizionit të gjelbër urban për Prishtinën nga CRA-Carlo Ratti Associati, i angazhuar për intervenimet urbane në qytetin tonë përmes Biennales Manifesta.
Kujtojmë se edicioni i 14 i kësaj Biennale do të mbahet në Prishtinën tonë të bukur me ftesën tonë, duke kthyer vëmendjen botërore në kryeqytet përmes artit, kulturës dhe programeve edukative.
Kyretari theksoi atë që vazhdimisht e ka diskutuar dhe në drejtim të së cilës ka punuar si qeverisje, “Si ta bëjmë Prishtinën më të gjelbër?”. Sepse e ardhmja është e gjelbër.
Mezi po presim me i pa ndryshimet, që do të vijnë përmes Manifesta Biennial.