Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari, Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Vlorës

2018/06/01 - 4:54

Kryetari Ahmeti bashkë me nënkryetarin Pacolli, si dhe drejtorët Genc Bashota e Ardian Olluri, pritën sot në takim Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, z. Dritan Leli, si dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim të përzemërt, u diskutua për politika zhvillimore që mund të zbatohen si në Vlorë ashtu edhe në Prishtinë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, ashtu që të kemi sa më shumë shkëmbime të përvojave dhe projekteve të mira.