Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, Drejtorin Ekzekutiv të IKShP-së Prof.Dr. Naser Ramadanin dhe përfaqësues të Inspektoratit Shëndetësor

2020/06/25 - 8:42

Në takim diskutuam për situatën aktuale me #covid19 në Prishtinë, tash pas rihapjes dhe largimit të gjitha kufizimeve në vend, rekomandimet dhe strategjine anti #covid19.

Prishtina me kujdes po i zbaton dhe respekton të gjitha rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Edhe pse në kryeqytet janë rreth 400 raste aktive, gjendja është nën kontroll, dhe poashtu janë bërë gati edhe kapacitet shtesë, në rast nevoje.