Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z. Nicola Orlando

2020/10/22 - 1:45

Në takim diskutuan situatën me pandeminë #covid19 dhe sfidat për parandalimin e përhapjes së virusit në Kryeqytet, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte me interes të përbashkët përmes projekteve konkrete.

Njëherit falënderoi Ambasadorin Orlando për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Qeverisë Italiane për popullin e Kosovës në këto kohë të vështira që po i kalojmë te gjithë.