Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim delegacionin e udhëhequr nga Michel Schmidt, Drejtor Ekzekutiv i Teleperformance, Carsten Schmidt, Drejtor Ekzekutiv i SKY Germany dhe Lothar Matthaus, ish-futbollist

2019/06/21 - 8:13

Kryetari Ahmeti falenderoi mysafirët për investimet e deritanishme në Prishtinë, dhe ofrimin e mundësive për zhvillim professional të të rinjëve të qytetit tonë.

Njëherit, i njoftoi edhe me prioritetet e qeverisjes e Komunës së Prishtinës për vitet e ardhshme, dhe u diskutua për mundësitë e bashkpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në veçanti u diskutua mundësia për zgjërimin dhe zhvillimin e qendrave të thirrjes (Call Centers), marrë parasysh se Prishtina ka kapacitete të mjaftueshme dhe resurse njerëzore për të ofruar.

Pas takimit, delegacioni vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”