Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti, priti në takim një grup stundentësh të Qendrës Evropiane Universitare

2020/01/17 - 9:15

Kryetari Shpend Ahmeti, priti në takim një grup stundentësh të Qendrës Evropiane Universitare për të Drejta të Njeriut dhe Demokratizim, nga Universiteti i Vjenës në Austri.

Në një bashkëbisëdim të hapur, Kryetari Ahmeti u foli studentëve mbi sfidat dhe arritjet e qeverisjes në Prishtinë, duke përmendur transparencën e skajshme, ndalimin e korrupsionit, vënjen e rregullit në ndërtime, transportin publik, investimet në infrastrukturë e arsim, hartimet dhe implementimet e politikave sociale dhe Prishtinën si Kryeqytet në përgjithësi.