Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti, priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë për Republikën e Kosovës, z. Nicola Orlando

2020/01/24 - 11:49

Kryetari Shpend Ahmeti, priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë për Republikën e Kosovës, z. Nicola Orlando.

Kryetari Ahmeti i uroi mirëseardhje Ambasadorit Orlando dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisjes në Prishtinë, sfidat dhe të arriturat dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte me interes të përbashkët.

Ndërsa Ambasadori Orlando shprehi kënaqësinë që po e fillon mandatin në Kosovë dhe uroi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes lokale, përmes projekteve konkrete.