Republika e Kosoves

Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti së bashku me Drejtorin për Mirëqenie Sociale Dren Kukaj priten në takim Ministrin për Kthim e Komunitete, Dalibor Jevtić dhe Erol Arduç, Shefi i misionit te Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ne Kosovë

2020/11/18 - 10:00

Kryetari Shpend Ahmeti së bashku me Drejtorin për Mirëqenie Sociale Dren Kukaj priten në takim Ministrin për Kthim e Komunitete, Dalibor Jevtić dhe Erol Arduç, Shefi i misionit te Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ne Kosovë.

Në takim u diskutua për çështjen e ofrimit të banimit social për të riatdhesuarit dhe familjet me asistencë sociale në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me UNHCR përmes së cilës synohet gjithëpërfshirja e qëndrueshme dhe e barabartë në shoqëri dhe sigurimi i kushteve themelore për këto kategori të cënueshme duke iu mundësuar qasje në arsim, shëndetësi, shërbime sociale dhe duke iu ofruar strehim adekuat në mënyrë që të integrohen më lehtë në komunitetet e tyre, pa dallim.