Republika e Kosoves

Prishtinë

Mbahet turniri i volejbollit i organizuar nga Shoqata e Sportit Shkollor të Prishtinës

2019/03/21 - 12:49

Ne besojmë në garë të barabartë dhe lojën në ekip!

Ndaj po fokusohemi në zhvillimin e sportit jo vetem si aktivitet për të rinjtë e shkollave në Prishtinë, por edhe si përvojë që ndërton karakterin, dhe forcon bashkëpunimin në ekip!

Ekipet e klubeve të volejbollit të shkollave fillore dhe të mesme ishin pjesë e turnirit të organizuar nga Shoqata e Sportit Shkollor të Prishtinës.

Sporti dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin e shëndoshë mendor e fizik të çdo fëmiu.